Pas përfundimit të BBV3 dhe Post-BBV, Heidi Baci ka qëndruar larg intervistave e daljeve publike, njëlloj si partneri i saj Romeo Veshaj, i cili nuk ka qenë i pranishëm askund pas natës finale të BBV.
Sot, Heidi është rikthyer në ekran në “Top Arena” ku ka folur gjatë lidhur me jetën e saj pas BBV dhe marrëdhënies me Romeon.
Finalistja e BBV ka treguar se tashmë po bashkëjeton me Romeon, ndërsa ka treguar se do të jetojnë në Shqipëri për shkak të angazhimeve të tij.
Sakaq nuk dihet nëse çifti ka plane për dasmë, pasi Heidi u shpreh se ende nuk ka marrë një propozim nga Romeo.
Nga ana tjetër ajo tregoi se Romeo ende nuk ka mundur të takojë familjarët e Heidit e megjithatë ata flasin shpesh në telefon.
Gjithashtu Heidi ka lënë të kuptohet se do të jetë pjesë e ekranit së shpejti dhe projektet e saj do të jenë bashkë me Romeon, kështu që na mbetet të presim të shohim çfarë do të sjellë çifti.