Shokët e grupit, por edhe të tjerë të afërm të Endrik Bebës e kanë komplimentuar këngëtarin për karakterin dinjitoz që tregoi në BBV, edhe pse qëndrimi i tij në shtëpi nuk ishte shumë i gjatë. Pas daljes, miqtë bëjnë shaka me artistin kur i thonë se duhet të ishte më ngacmues, aq sa edhe vetë Endriku e pranon tashmë dhe bën autokritikë.
“T’i bënte pak lëmsh ata atje…” – ishte kritika që miqtë e Endrikut pranojnë edhe publikisht: “Të nxirrja Eglën brenda meje…” – shton Endriku me të qeshur, por pastaj sillet indiferent dhe bën ironi kur “mëson” se Egla e ka fituar BBV:
“Fitoi Egla? Nuk fitoi Juli? E çuditshme, paskam parë tjetër Big Brother unë…” – tha ai me ironi, por më pas shtoi: “Unë besoj në meritokraci, kështu që përderisa publiku e ka votuar, do të thotë që e ka merituar. Kështu që ta gëzojë fitoren Egla, pse jo?”