Diola Dosti thotë se partneri i saj, Erolld Belegu, është për të mrekullia e tetë. Ajo ka treguar për “Canape” se Erolldi e ka tërhequr që herën e parë që e ka parë.
“Ndihem shumë e lumtur pranë Erolldit. Që herën e parë që e kam parë atë, e kam ditur se është njeriu im, për mua është mrekullia e 8-të ky njeri. Kur takon atë ndjenjë të maturuar, një dashuri me këmbë në tokë… Ky është një raport që më ka rritur në shumë dimensione.
Ai ka shumë virtyte, është shumë human, njerëzor, shumë i dashur. Është njeri që di të të bëjë për vete. Ka një aurë fantastike që mua më ka tërhequr që herën e parë që e kam takuar,” -rrëfeu Diola.
Ajo tha gjithashtu se e ka kuptuar menjëherë kur e takoi se ai ishte për të, ende pa folur.