Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë duke jetuar lidhjen e tyre të dashurisë pas përfundimit të eksperiencën në Big Brother VIP, e cila i bëri bashkë.
Ata janë parë gjatë gjithë kësaj kohë së bashku në pushime, herë në Itali e herë në jug të vendit.
I ftuar sonte në Top Arena, Romeo u pyet nëse ka ndonjë plan për martesë me Heidin.
Por përgjigjja e tij ishte “konfuzuese”…
Ndoshta dhe jemi celebruar dhe nuk e di njeri! Martesa do të vijë, por që çfarë kuptimi ka nëse unë e them këtu pa ia thënë asaj. Shumë shpejt, se di, kismet, çfarë të ketë shkruar Zoti.