Çifti Adri-Iliriana është një nga çiftet më të pëlqyera të kohëve të fundit. Marrëdhënia e tyre me njëri-tjetrin u komentua shumë pozitivisht në rrjet e sidomos reagimet e Ilirianës, tejet natyrale dhe gazmore, pas pjesëmarrjes së tyre në BBVK2.
Së fundmi, një video e çiftit po bëhet virale në rrjet teksa një belly-dancer kërcen para Adrit me veshjen tipike tejet sensuale dhe ajo çfarë tërhoqi vëmendjen ishte reagimi i Ilirianës, e cila menjëherë i mbyll sytë partnerit të saj kur afrohet balerina, një skenë kjo e njëjtë me një nga mbrëmjet në BBVK.