Roerd Toçe është bërë baba për herë të parë. Vet aktori e ka treguar këtë përmes një postimi në Instagram.
“Anastasia…sot fillon aventura jote dhe e jona me ty“, shkruajnë ai dhe partnerja e tij, Joana.
Emri i aktorit u bë edhe më i përfolur në media pas pjesëmarrjes së tij në filmin “Në kuadër të dashurisë”, ku pati edhe puthjen e shumë përfolur me Sara Hoxhën, për të cilën për muaj me radhë u aludua se ishte arsyeja e krisjes së marrëdhënies Sara-Ledri.
Më pas, aktori shpërfaqi veten edhe në një tjetër dimension – atë të kërcimit – me pjesëmarrjen e tij në DWTS, ku publiku e njohu edhe më shumë, ndonëse aventura e tij në spektakël nuk zgjati shumë pasi Roerdi u tërhoq nga gara për shkak të një problemi me gjendjen shëndetësore.