Elios Shuli, gazetari i “Top Albania Radio”, tekstshkrues dhe bashkëpunëtor me disa këngëtarë të njohur shqiptarë, ka arritur të veçojë një pjesë prej tyre; ata që janë bashkëpunëtorë të mirë, ata që janë të lodhshëm, por edhe ata që janë me fiksime.
Këtë javë, së bashku me kolegë të tij të radios, Eliosi po shijonte ditët e nxehta të korrikut në jug të vend, prej nga foli edhe për mikrofonin e “Pushime on Top”.
I pyetur si është të punosh me artistë të mëdhenj, Eliosi tha: “Unë jam shumë i lumtur që, si krijues i ri, kam punuar me emra si Anxhela Peristeri, Irma Libohova, Gena, së shpejti edhe me këngëtarë të tjerë… Në fakt, këngëtarët shqiptarë janë pak të vështirë. Kanë pak frikë të eksperimentojnë”,– por shtoi se njëri prej atyre e ka lodhur më shumë.
Një këngëtar, i cili më ka lodhur pak në punë, për hir të punës dhe se është me fiskime, është Gena. Gena, në procesin e punës është ekstremisht i vështirë, sepse kërkon perfeksionin.
Por ka edhe një tjetër artiste, e cila, në sytë e të gjithëve mund të duket e vështirë, por, siç thekson Eliosi, është shumë bashkëpunuese: “Anxhela Peristeri, që mund të duket si njeriu më i vështirë në punë, është njeriu më bashkëpunues”.