Dhe ja ku jemi sërish me pyetjen më të shpeshtë që i bëhet Arbana Osmanit: A do e prezantosh BBVIP?
Moderatorja ka bërë një “Ask questions” në profilin e saj në Instagram dhe pyetja e parë kishte të bënte pikërisht me Big Brother VIP.
“Me siguri nuk do përgjigjesh, por prapë po e bëj pyetjen: A do prezantosh BBV këtë vit?” -ishte pyetja së cilës Arbana iu shmang përsëri.
“Me rëndësi është mos me heq dorë!” -i përgjigjet ajo ndjekëses.
Më pas, moderatorja ka theksuar sërish se shumë shpejt do t’i rikthehet ekranit, pa zbuluar se ku ose si.
Rikujtojmë se disa ditë më parë, Ledion Liço konfirmoi se do të prezantojë sërish ai edhe në BBV4. Mirëpo, Arbana është përfolur se mund të prezantojë Big Brother VIP Kosova, por asnjëherë lajmi nuk është konfirmuar.