Olta Gixhari ka festuar 38-vjetorin dy ditë më parë. Aktorja e ka kaluar darkën e ditëlindjes me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, ku ka postuar edhe momente në rrjetet sociale.
Ndonëse është bërë nënë vetëm pak ditë më parë, aktorja shfaqet tejet sensuale dhe në formë në fotot e postuara.
Sigurisht këto foto ngjallin përherë reagim në rrjet, e i tillë ishte dhe komenti i një prej ndjekësve të saj i cili shkruan: “Kush të nxjerri gjoksin më shumë është bo kjo punë. Hajde mentalitet hajde.”
Mirëpo, këtë herë Olta ka vendosur të replikojë me ironi komentin e saj, duke shkruar: “U prish kjo botë.”