Sara dhe Bardhi janë padyshim një nga çiftet më të komentuar të muajve të fundit. Çifti u njoh në BBV3 dhe rrugëtimi i tyre nuk ishte aspak i lehtë.
E megjithatë, dyshja ia doli të jenë bashkë, më të lumtur se kurrë e në pritje të një bebusheje.
Së fundmi Sara na ka treguar foton që Bardhi mban në “wallpaper”-in e telefonit të tij dhe po, sigurisht që Sara, por me një foto aspak të zakonshme.
Këngëtari mban një foto të Sarës kur ka qenë e vogël, foto të cilën edhe vet ish banorja e BBV3 e ka të postuar në Instagramin e saj, me përshkrimin: “Ajo kishte shpresa dhe ëndrra, dhe këto janë gjithçka për të cilën po luftoj.”
Kujtojmë se Sara ka qenë një personazhet që është kritikuar më së shumti në rrjet kohët e fundit, për shkak të deklaratave dhe reagimeve të saj të forta e megjithatë, duket se Bardhi sheh përtej gjithë gjithçkaje një anë tjetër të partneres së tij e mbi të gjitha anën fëmijërore të Sarës, të cilën ajo zgjedh ta mbajë të “fshehur” në publik.