Duke folur për “S’ka më lot”, hitin e saj të fundit, këngëtarja Diona Fona tregoi për “Pushime on Top” se është një këngë e cila duhet parë si motivim për të gjitha vajzat. Ka kohë të vështira në jetë, me të cilat të gjithë përballen, por ama pas tyre duhet vazhduar jeta, duhet të jesh i lumtur. Ky ka qenë edhe mesazhi, siç specifikon Diona, i këngës së saj të re: “Është këngë që tregon që vuaj, por është ok edhe të qash, edhe të vuash, vjen një moment që e tejkalon, duhet të jesh e lumtur. Është fazë që kalon… “
Nisur edhe nga fabula e këngës së re, Lei e pyet Dionën nëse ia kanë thyer ndonjëherë zemrën dhe ajo përgjigjet: “Si s’më është thyer, është proces …”
“Kush është ai që ta thyer zemrën ty? Nuk duhet lejuar me ligj të ta thyejnë zemrën ty”, – ishte ndërhyrja e Leit, por Diona nga ana tjetër e mendoi moderatoren si “bashkëvuajtëse”, ndaj i drejtoi të njëjtën pyetje: “Po ty a ta thyer ndonjë zemrën?”
Lei konfirmoi pa u menduar gjatë, madje edhe duke shpjeguar arsyen: “Po, patjetër që po. Nuk m’i ka plotësuar ato që doja dhe ma ka thyer zemrën, sigurisht. Kështu që ndodh”, – tha moderatorja e “Pushime on Top”.
Kjo mund të jetë arsyeja? Nëse ata nuk i plotësojnë gjërat që duan partneret e tyre, zemrat thyhen… Apo ndonjëherë, zemrat thyhen kur shkelin parimet, mbi të cilat nuk mund të bëhet kompromis?
Gjithsesi, Leit i është thyer zemra, ngaqë nuk i janë plotësuar gjërat që do. Kaq është mjaftueshëm, apo jo?