Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të rikthehen në ekran. Dyshja e kanë konfirmuar lajmin në dy intervista të ndara për mediat në Kosovë.
Arbana tha se nuk ka asgjë konkrete për lajmin e shumëpërfolur që do të moderojë “Big Brother VIP Kosova 3”, por pranoi se do të jetë në ekran.
“Nuk ka absolutisht asgjë konkrete. Por, me kënaqësi do të jem para audiencës, qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri. Në sezonin e ri, edhe unë do të jem në ekran”, u shpreh Arbana për T7.
Eduarti, nga ana tjetër, u pyet nga RTV Dukagjini nëse nga shtatori-tetori ai dhe Arbana do të rikthehen në ekran.
“Po, po, do të rikthehemi në ekran”, -tha Edi.
Pyetjes nëse është Big Brother apo ndonjë projekt tjetër, ai iu përgjigj:
“Ne do rikthehemi në ekran. Do rikthehemi me dy projekte. Do rikthehemi me filmin për të cilin unë sapo mbarova xhirimet. Quhet “Pasaporta”, është një film që besoj është një film i mirë. Flet për gjithë shqiptarët, emigracionin, për shqiptarët që kanë ikur dhe duan të ikin nga Shqipëria. Dhe do rikthehemi edhe në televizion. Pra, do rikthehemi fuqishëm. Kishim nevojë për këtë pauzën për t’u rikthyer.”
I pyetur përsëri nëse ky rikthim do të jetë me Big Brother, Eduarti tha:
“Do bëjmë një super spektakël!”