Jemi mësuar tanimë që nëse barku i vajzave të famshme duket paksa më i rrumbullakosur se zakonisht ose nëse vishen me të gjera apo mundohen të mbulojnë barkun, të nisin menjëherë aludimet për shtatzëni.
Lajme të tilla ka pasur edhe për Rike Roçin, e cila i sqaroi të gjitha dyshimet në “Top Arena”. Rikja i mohoi këto spekulime, por pranoi se të bëhet nënë është një nga ëndrrat e saj më të mëdha.
“Këto dyshime lindën se kam bërë një foto në plazh, ku kam pasur një ‘pareo’, shami te barku… nuk jam shtatzënë, do doja shumë, është një nga ëndrrat e mia të bëhem nënë, por nuk është e vërtetë. Mendoj se së pari duhet gjetur dashuria për të bërë një fëmijë. Do doja që shumë shpejt të bëhem mami. Do jem një mami shumë e ëmbël”, tha Rikja.