Emisioni “Kampionët” në Tv Klan ka dhuruar spektakël për më shumë se një muaj rresht. Marina Vjollca u rikthye në moderimin e një emisioni sportiv dhe ia doli më së miri. Megjithatë gjatë programit nuk kanë munguar as momentet gazmore.
Dhe mund të themi që momenti i mbrëmjes së djeshme ishte ai që shkaktoi më shumë të qeshura në studio. Ndërsa ishte duke lexuar pyetjet, Marina dhe të ftuarit shpërthyen në të qeshura, aq shumë saqë moderatorja ka lënë për pak sekonda studion, pasi siç tha ajo, i bëhej çiçi.
Ky moment ka shkaktuar edhe më shumë të qeshura mes të ftuarve të cilët e kanë kaluar me humor.
Epo, ta pranojmë të gjithë- Marina ka shkëlqyer me natyrën e saj tejet solare, pozitive dhe kaq origjinale. 🙂