I është përmendur emri më shumë kohët e fundit, duke qenë se tregut muzikor i mungon “heshtja” e Flori Mumajesit. Ishte Fifi pak javë më parë ajo që tha se kishte disa muaj që nuk kishte komunikuar me Florin, por edhe kolegë të tjerë të tij pothuaj të njëjtën gjë. Lajmi i fundit erdhi nga miku dhe bashkëpunëtori i tij për shumë vite, Bruno, i cili, të paktën në rrjetet sociale nuk është më mik me Florin. Çfarë ka ndodhur?
Eneda Tarifa, kolege dhe gjithashtu bashkëpunëtore e Florit prej shumë vitesh, tha sot nga mikrofoni i “Pushime on Top” se, me shumë kënaqësi, do të bënte një duet me Florin, por nuk ka asgjë konkrete.
“Diçka konkrete nuk ka, por me shumë kënaqësi do kisha bërë një duet me Flori Mumajesin”, – tha këngëtarja dhe menjëherë Eni Shehu përfitoi nga rasti për të pyetur për artistin: “Nga bëhet Flori, meqë ra fjala?”
“Mirë është, ke të fala… “ – tha Eneda me të qeshur, si për t’i mbyllur pikëpyetjet e vazhdueshme për kantautorin.
Nga bëhet Flori, si përfundim?