Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Kejvina Kthellës, e cila kërkoi rikthimin e automjetit luksoz “Audi”, të sekuestruar nga SPAK.
GJKKO pranoi më datë 8 shkurt kërkesën e SPAK për konfiskimin e 9 makinave të Redjan Rrajës dhe familjarëve të tij. Mes automjeteve të sekuestruara ishte edhe ai i modeles Kejvina Kthella, e cila, siç mësohet, ka kërkuar kthimin e makinës.
Por tashmë “Audi” përdoret nga Policia Rrugore.