Ndonëse rrjeti ka mësuar për romancën mes Mario Veshaj dhe Kristina Mere në premierën e filmit “5 herë jo”, ku u shfaqën për herë të parë bashkë, çifti tashmë ka filluar të postojë njëri-tjetrin në rrjete sociale duke e ndarë lumturinë e tyre edhe me ndjekësit
Ndërsa dy çiftet Bora-Donald dhe Heidi-Romeo po i kalojnë pushimet të 4 bashkë, Mario dhe Kristina kanë zgjedhur të udhëtojnë vetëm drejt Spanjës duke shijuar momente tejet të ëmbla në çift dhe duhet ta themi që duken kaq të mirë bashkë
Mario Veshaj nuk është fytyrë e njohur e ekranit, e megjithatë ai është gjithnjë në prapaskenë me binjakët Veshaj, duke u marrë me organizimin dhe menaxhimin e projekteve të tyre televizive, ndërsa Kristina Mere është gazetare e TCH dhe një nga autoret e BBV si dhe pjesë e stafit të produksionit të disa prej formateve më të rëndësishme të televizionit.