Bardhi ka njoftuar se ai nuk është më nën menaxhimin e Jetmir Agajt. Fjalët e ditëve të fundit se rrugët e tyre janë ndarë ai i ka konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale.
Bardhi ka shprehur falënderimet e tij për ndihmën e kompanisë dhe menaxherit, ndërsa ka bërë me dije se tashmë është artist i pavarur. Në faqen e tij të Instagram-it, ai gjithashtu ka fshirë edhe fotot.
“Përshëndetje miq, mbështetës e dashamirës! Prej sot desha t’ju lajmëroj se unë nuk jam më nën menaxhimin e SBS Entertainment dhe Jetmir Agaj. Si artist, dua t’i falënderoj për kontributin e tyre në karrierën time prej ditës së parë. Rrugëtimi im vazhdon si artist i pavarur me të njëjtin pasion dhe vullnet për muzikën. Shihemi së shpejti me projektet e reja.” – shkruan këngëtari.