Pas një vizite të fundit në Shkodër, Dojna Mema ka mbetur e mahnitur jo vetëm nga bukuria e këtij qyteti por edhe njerëzve të saj.
Ajo ka bërë një postim në rrjetin social Instagram ku ndër të tjera ngre pyetjen, “A janë vallë shkodranët njerëzit më të lumtur në Shqipëri?”
Postimi i plotë:
“Si një vajzë jugore nga të dy prindërit nuk mendoja se do të dashurohesha me një qytet në veri të Shqipërisë. Dua të them, kemi detin më të bukur në Ballkan e natyrë fantastike. Ama, kur vjen në Shkodër seç ka një sharm përrallash! Humbesh mes rrugicave, takon njerëz që duken si të dalë nga skenare filmash,jeta ecën ngadalë,aq sa thua: A janë vallë shkodranët njerëzit më të lumtur në Shqipëri që kanë kohë edhe me punu, edhe me ba zheg mandej me pi kafe buzë rruge?
Gjithmonë kënaqësi me u taku Shkodër Loce”.