Këngëtarja Bleona Qereti u pa sot në ambientet e Gjykatës së Tiranës, një zhvillim që nuk kaloi pa u vënë re nga paparacët. Ky moment ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave të saj, duke ngritur shumë pikëpyetje për arsyet e kësaj paraqitjeje në gjykatë.
Zëra të ndryshëm për media thonë se këngëtarja ka qenë në Gjykatë për të kërkuar pushimin e një kallëzimi që ajo kishte bërë kundër një arkitekteje. Ky konflikt kishte lindur pas një debati për çështje pagesash, të cilat mesa duket nuk ishin zgjidhur me konsensus.
Sipas informacioneve, konflikti mes Bleona Qeretit dhe arkitektes kishte nisur për shkak të një mospërputhjeje mbi pagesat për shërbimet e ofruara nga arkitektja. Detajet specifike të kësaj mosmarrëveshjeje nuk janë bërë ende publike, por duket se çështja kishte arritur në një pikë që kërkonte ndërhyrjen e gjykatës për t’u zgjidhur.
Pavarësisht vëmendjes së madhe, Bleona dukej e qetë dhe e sigurt teksa hynte në ambientet e gjykatës.
Po ashtu, Bleona pak kohë më parë ka paditur për prishje imazhi aktivisten Evi Kokalari.