Një ‘dramë’ e re duket se ka nisur mes ish banorëve të BBV3 – këtë herë është fjala për Arta Kabashin e cila ishte e ftuar në “Era verë” me Alba Vukaj.
Këngëtarja tha se nuk flet më me Bardhin e shkak për këtë është Sara, e madje kur ajo e ka uruar Bardhin ai nuk guxuar t’i thotë as faleminderit, pasi e shihte Sara , siç shprehet Arta.
Kjo deklaratë duket se nuk i ka pëlqyer aspak Bardhit, i cili ka komentuar në faqen zyrtare të emisionit, ndërsa më pas ka reaguar ashpër Ana Kabashi, motra e Artës, duke i dalë në mbrojtje motrës së saj.
Ana shprehet se duket që këtë koment as nuk e ka shkruar vet Bardhi, ndërsa thotë se për të dhezmen (famën), Bardhi duhet t’i thotë faleminderit ish menaxherit, Jetmirit, pasi pa të nuk do ishte artisti që është sot.
Fjalët e Anës i ka ripostuar edhe Arta, e cila bie totalisht dakord dhe i drejtohet Bardhit duke i thënë se nuk ka çfarë shton më shumë.