Erjona Rusi dhe Arjon Muça kanë njoftuar sot largimin nga “Shqipëria Live”. Mes falenderimesh dhe emocionesh, ata njoftuan se nuk do jenë më pjesë e emisionit, por do vijojnë të jenë pjesë e ‘Top Channel’
“Për arsye pak personale dhe pak shëndetësore, sezonin e ardhshëm nuk do të jem më në Shqipëria Live”, -tha Erjona duke shtuar se sa e vështirë ishte për të ta bënte këtë njoftim.
Nga ana tjetër, Arjoni falenderoi atë dhe drejtuesit e emisionit për mundësinë dhe besimin.
“Mbyllim Shqipëria Live, por do shihemi në aventura të reja!”-tha Arjoni, teksa Erjona shtoi: “Patjetër, këtu do jemi në shtator, nuk do ju ndahemi. Thjesht s’do jemi në këtë stol.”
Erjona ka moderuar emisionin “Shqipëria Live” për 5 vite, kurse bashkë me Arjonin kanë bashkëpunuar në 2 prej tyre.