Prej ditësh në rrjet aludohet se Yll Limani ka nisur një lidhje me Fjolla Bekën, një emër i njohur në rrethin e të famshmëve shqiptarë, kjo falë edhe punës së saj si estetiste dhe mjeshtre e vetullave.
Mbrëmjen e djeshme në Prishtinë është mbajtur “Sunny Hill Festival” ku i ftuar për të performuar ka qenë edhe Ylli. Gjithashtu një detaj tjetër që është vënë re ka qenë prania e Fjollës në mbështetje të Yllit.
Ajo e ka treguar mbështetjen nëpërmjet disa postimeve në Instagram-in e saj.
“Një dhe i vetmi”, “E dashurova çdo sekondë” – shkruan Fjolla në postimet e saj.
Kujtojmë se zërat për lidhjen e Yllit dhe Fjollës nisën përmes disa detajeve që u kuptuan nga rrjetet sociale – varëset dhe veshjet e njëjta si dhe komente në postime.
Pas këtyre zërave, Fjolla reagoi në rrjete sociale duke dëgjuar këngën e Yllit në makinë.