Blero Muharremi është kthyer në një person shumë të komentuar në mediat rozë, për shkak të jetës së tij sentimentale.
Pas ndarjes së bujshme nga Afrona, këngëtari nisi një tjetër raport dashurie, i cili përfundoi më shpejt se sa nisi. Ndërsa, nuk dihen arsyet pse lidhja e tij e fundit përfundoi aq shpejt, Blero na tregon diçka tjetër – që ex-at e tij janë në “luftë” me njëra-tjetrën!
Sa i takon Bleros për zënkat mes vajzave, duket se këngëtari është totalisht indiferent, pasi për të janë ‘çështje’ të mbyllura dhe thjesht X.
Këtë e ka bërë vet me dije Blero, përmes një postimi në Instastory, në të cilin shkruan:
“E rana eshte qe ex-at jane kap mes veti tash. Kan harru që jane X-a”