Julian Deda ka qenë i ftuar dje në ‘Wake Up’ së bashku me specialisten e Bon Ton, Olesia Leço.
Aktori gjatë bisedës tregoi se pjesa më e madhe e VIP-ave pushimet i kanë të paguara dhe për këtë janë të ‘detyruar’ të bëjnë tag çdo pjatë që konsumojnë ndërsa Olesia tha se dikush që e bën këtë, i duket thjesht e pangopur dhe kjo mënyrë marketimi nuk ka aspak elegancë.
Mirëpo, menjëherë Ledjona ka postuar në Instastory foto gjatë një dreke me ish banorin e BBV3, Elvis Myrta, ku ka bërë tag restorantin ku ndodhej.
“Nuk kam qejf të postoj ushqimin, por meqë gatimet ishin super po e hedh”, shkruan Ledjona.
A ishte një rastësi ky shkrim i Ledjonës pas deklaratës së Julit apo diçka ka ndodhur me miqësinë e tyre?