Prej kohësh tashmë po flitet për largimin e Olsa Muhametit nga TCH, ndërsa disa media online kanë konfirmuar se autorja e “Për’puthen” do të zhvendoset në Kosovë si autore e BBVK3.
Nga ana tjetër, “Për’puthen” do të vijojë sezonin e tij të ri (audicionet për të cilin janë hapur) në TCH, ku thuhet se autorja e re do të jetë autorja e “Shqipëria Live”, Eralda Kenaj.
Këto zëra duket sikur i ka konfirmuar edhe Arjon Muça, i cili në një nga postimet e tij pasi konfirmoi largimin nga “Shqipëria Live” pas dy vitesh, zbuloi disa detaje më shum.
Moderatori ka ripostuar një Instastory, ku një prej vajzave të stafit ka shkruar për autoren Eralda Kenaj: “faleminderit për besimin e palëkundur për gjithë këto vite bashkëpunim dhe shumë suksese në sfidat e reja”, shoqëruar me një emoji ‘molle’ dhe ‘zemre’, simbole këto të emisionit të dashurisë “Për’puthen”.