Kjo e premte shënon dhe fundin e sezonit të emisionit “ABC e Mëngjesit”. Një ndër të ftuarit që ka spikatur është dhe konspiracionisti nga Kosova, Arianit SIlamniku, i cili nuk kishte se si mos të jepte deklaratat e tij dhe këtë herë.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mengjesit”, ai tha se ngrohja globale nuk ekziston, tashmë po ndodh stuhia Lucifer në temperaturat 33 gradë, numër i një niveli më të lartë masonik.
“Ngrohja globale nuk ekziston. Shkrihen akullnajat dhe rritet niveli i ujit. Është stuhia Lucifer që po ndodh. Ajo aktivizohet në temperaturat 33 gradë, numri 33 është niveli më i lartë masonik” (duke u referuar te kuptimi i numrit 33 në numerologji në librat e lashtë) – u shpreh Sllamniku.
Më tej, për parashikimin e The Simpson (një film vizatimor që ka ngjallur shumë diskutime në botë pasi ka arritur të parashikojë shumë ngjarje që kanë ndodhur vërtet, siç ishte pandemia e Covid) që bota do të pushtohet nga karkalecat e mëdhenj, konspiracionisti tha se janë lëshuar në veprim për zvogëlimin e ushqimit organik.
“Janë disa Iloje të agjentave qe kanë me u lëshu në veprim për zvogëlimin e ushqimit organik dhe pakësimin e drithërave dhe agrumeve në nivel global, kryesisht dhe veçanërisht ne Afrikë, në lindje të largët, aty ku është i koncentruar numri i lartë i natalitetit ne botë” – deklaroi konspiracionisti.
Në fakt çuditërisht, çështja e karkalecave është kthyer në një problem jo vetëm për ne, por edhe në shumë vende në botë ku situata vjen duke u përkeqësuar dhe qarkullojnë shumë video në internet ku pamjet tregojnë se këtë shumë njerëzve iu janë “pushtuar” shtëpitë nga karkalecat, disa prej të clave mund t’i shihni në dy linket më poshtë: