Bebe Rexha ka ardhur në Tiranë për një vizitë pasi performoi në “Sunny Hill Festival” në Kosovë.
Mirëpo personazhin e parë që këngëtarja ka takuar me të mbërritur në Shqipëri është Monika Kryemadhi.
Bebe ka postuar edhe një foto ku shihet krah saj, teksa kanë konsumuar edhe kafen e mëngjesit.
“Familje,”-shkruan Bebe krahas fotos.
Kujtojmë se Monika Kryemadhi dhe Bebe Rexha janë kushërira. Në një intervistë të disa viteve më parë, Monika tregoi se mamaja e saj dhe babai i Bebes janë kushërinj të parë.