Risitë e sezonit të ri në shtator i ngacmoi paksa pa i zbuluar, por në to duket se një dasmë nuk është ende në planet e Nevina Shtyllës. “Nuk kemi altar, nuk kemi dasmë” i tha moderatorja Eni Shehut në një intervistë për “Pushime On Top” duke ‘e zhgënjyer’ paksa kolegun. Gjithsesi ky i fundit nuk u tërhoq për t’i bërë disa pyetje rreth dasmës imagjinare, edhe pse Nevina duket se nuk e ka me shumë dëshirë një të tillë.
-Dasmë të përbashkët apo veç e veç?
Nevina: Të përbashkët. Natyrisht është pjesë e traditës ajo kur bëhet, por unë e shijoj kur i kam të gjithë njerëzit e dashur afër vetes dhe te njerëzit e dashur fus edhe ata që do të jenë pjesë e familjes sime të ardhshme, ta quaj kështu ndaj një dasmë e përbashkët do të ishte shumë e bukur.
-Nuse një ditë të vetme apo disa ditë?
Nevina: Unë jam me mendjen që një ditë shijohet një herë e mirë dhe mbyllet aty. Tani se ç’do të bëj, ka mundësi mos të jetë as një ditë, mos të jetë fare kështu që…
-Si mos të jetë dasma?
Nevina: Mos të bëj dasmë fare pra!
Menu të kombinuar tradicionale e moderne, DJ dhe fustan të bardhë me vello do të ishin preferencat e moderatores. Por te fustani u vu re sërish hezitimi i saj për dasmën.
Nevina: E kam thënë shpeshherë që unë kam eksperimentuar pak me këto fotot me fustane nusërie kështu që më ka ikur qejfi. Do të jetë diçka nëse ndodh gjithmonë, sa herë e kam thënë këtë… e kam menduar dhe e kam ç’ menduar disa herë, nuk e di, nuk besoj se do të bëhet ndonjëherë, por nëse bëhet do të jetë në variantin e një feste të bukur sikurse është edhe synimi i një dasme, unifikimi i dy familjeve dhe i një çifti. Një festë e bukur përtej sikleteve dhe halleve për të bërë qejfin e gjithsecilit dhe mbi të gjitha nëse ndodh, një festë për t’u shijuar nga unë dhe nga partneri.