Neslihan Atagül, e cila prej disa vitesh është e martuar me kolegun e saj Kadir Doğulu, ka bërë të ditur se është shtatzënë.
Çifti Neslihan Atagül dhe Kadir Doğulu, janë njohur në xhirimet e Fatih Harbiye dhe nisën një lidhje dashurie, u martuan në vitin 2016 me një dasmë madhështore.
Çifti, i cili e mbajti martesën e tyre larg syrit të publikut, bëri të ditur lajmin e vogëlushit të tyre.
Aktorja bukuroshe, e cila prej pak kohësh është në lajme me thashethemet për shtatzëninë, ka shpërndarë një postim në llogarinë e saj në Instagram duke i mbajtur barkun dhe ka shkruar: “Këtë lumturi donim ta mbanim private edhe për pak, kjo ishte e drejta jonë. .. Shkurtimisht, ne jemi të lumtur, të kënaqur dhe shumë mirë.”
Ajo ka etiketuar bashkëshortin e saj Kadir Doğulu në postim dhe ka çaktivizuar komentet.
Kadir Doğulu, i emocionuar për atësinë, nuk ka bërë asnjë deklaratë por ka shpërndarë postimin e gruas së tij në llogarinë e tij në Instagram.