Historia e dashurisës mes Lumbardhit dhe Kaderit që nisi në BBVK2, duket se ka marrë fund e kjo për shkak të tradhtisë së Lumbardhit. (Sipas deklaratës së Kaderit)
“Une dhe Lumbardhi nuk jena mo bashke. Si femer jam perpjek me qen e forte dhe kam fal gabime te pafalshme. Ama nuk mundem mo me fal sene qe prekin dinjitetin si femer. Tradhtia eshte e pajustifikueshme!!!” – ishte deklarata e Kaderit në një Instastory, të cilën u pendua shpejt dhe e fshiu, por sërish nuk i shpëtoi rrjetit.
Nga ana tjetër Lumbardhi nuk ka bërë asnjë reagim, as për të mohuar ose pohuar ‘akuzat’ e ish-partneres së tij.
Kjo ka bërë që komentuesit të ‘shpërthejnë’ në komente negative kundrejt Lumbardhit në një nga postimet e tij të fundit, duke e quajtur “tradhtar”, “të pabesë” e shumë komente te tjera…