Mariela Berisha, motra e Antonela Berishës është gjithashtu në kërkim nga policia për sulmin fizik ndaj Klea Prengës. Policia ka deklaruar se po punohet për kapjen e tyre, ndërsa prej motrave nuk ka asnjë deklaratë.
Pas Antonelës që bllokoi komentet në rrjetet sociale dhe ka postuar fotot e veshjeve nga llogaria e saj e biznesit, ka ardhur një tjetër veprim virtual, kësaj here nga Mariela.
Ajo e ka kthyer llogarinë e TikTok-ut nga private në publike. Kjo nuk ka ndodhur me llogarinë e saj të Instagram-it që vijon të jetë një profil privat.