Rati është një ndër këngëtarët më të njohur të muzikës popullore. Ndonëse, ai është gjithmonë shumë i kërkuar nga publiku, ka vendosur të shpërngulet në SHBA, së bashku me familjen e tij.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Rati ka folur për jetesën në Amerikë, duke theksuar se i mungon shumë Shqipëria, pasi këtu ka prindërit, miqtë dhe artdashësit e muzikës së tij.
“Nganjëherë i nis ëndërrat kot dhe Zoti t’i plotëson. Normalisht ishte ajo ëndrra amerikane dhe që kur e shikoja nëpër filma më dukej fiksim. Ndërsa kur shkon atje, vetëm dritat të duken të bukura. Por duhet të punosh, jeta është e vështirë. Unë u nisa kot, thash po i fus dokumentat si artist dhe mu aprovuan. Nuk e besoja që do shkoja me thënë të drejtën. Normalisht që është jetesë e bukur, jetesë e mirë atje, por më mungon Shqipëria shumë, miqtë e mi, artdashësit e mi”, tregoi ai.