Me emër, foto dhe një reagim publik, kështu ka vendosur që t’i përgjigjet një prej komentuesve aktorja Cubi Metkaj.
“Bën vaki e nuk i nxjerr b*thët! Se na duhen dhe për referenca jo për gjë t’ia tregojmë kalamajve psh kur të rriten”, ky ka qenë komenti i Eraldit në një prej videove ku aktorja shfaqet në super formë me rroba banje.
Këto fjalë të komentuesit kanë revoltuar jo pak Cubin e cila përmes një shkrimi të gjatë i ka sqaruar atij se video që ka publikuar është brenda kornizave dhe se nuk ka ofenduar apo mërzitur askënd.
Me ironi aktorja i ka kërkuar qytetarit që të mos përfshijë fëmijët, por t’i shohë ai vetë të pasmet e saj.
“Ajo që më bëri përshtypje të reagoj është fakti si mund të thuash “Nxirr b se na duhet për referenca t’ia tregojmë fëmijëve. Megjithëse kur të rritet fëmija yt do të kenë dalë b*thë më të bukura, kështu që këto të mijat shikoi ti, lëre fëmijën mënjanë”, shkruan ndër të tjera Cubi./Newsbomb