Ndonëse nuk kanë qenë pjesë e të njëjtit sezon në “Për’puthen”, së fundmi ish konkurentët Sindi Loci (sezoni 2) dhe Andi Dyrmishi (sezoni 1) janë “përplasur” ashpër me njëri-tjetrin, pasi Sindi ka përmendur emrin e ish konkurentit gjatë një ‘live’ në rrjete sociale.
Kjo ka bërë që Andi t’i shkruajë ish-konkurentes me tone të ashpra, ku ka marrë dhe përgjigje publike përmes një Instastory nga Sindi, e cila ka degraduar në ofendime duke i përmendur edhe akuzën me të cilën Andi u përball disa vite më parë për p*ostitucion.