Aktorja e njohur Olta Gixhari po e shijon kohën pasi është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo aktualisht gjendet me pushime vetëm me familjen e saj.
Aktorja shumë pak ndan momente me ndjekësit teksa shihet me bashkëshortin e saj, duke respektuar privatësinë e tij dhe edhe këtë herë ka zgjedhur të mos ia publikojë fytyrën.
Mesa duket Olta këto pushime po i shijon pafund duke u shprehur se “Kujtimet me te bukura qe te mbeten, janë koha qe kalon me familjen”.