Ori Nebijaj ka qenë e ftuar në një intervistë për “Bordo”, ku ka folur ndër të tjera edhe për të atin e ndjerë.
Opinionistja e BBV3 ka folur për mungesën e tij, ndërsa tregon se ka aq shumë kujtime me të, sa që edhe sot e ndjen afër çdo ditë.
Gjithashtu Ori ka treguar se ai ka pasur ndikim edhe në vendimet e saj të rëndësishme në jetë, ndonëse nuk ka qenë pranë saj.
Ajo ka treguar se motrat e saj kanë qenë ato që e kanë parë në ëndërr të atin në kohë vendimesh dhe i kanë treguar Orit për ‘sinjalet’ apo ‘bekimet’ që ai mund të ketë dhënë.