Fituesja e BBV3 Egla Ceno ka qenë së fundmi në një video-live me ndjekësit e saj, ku ka folur ndër të tjera edhe për ish banorë të BBV.
Aktorja është pyetur nëse është takuar me Luizin (duke qenë se janë komshinj), ndërsa ajo ka “anashkaluar” pyetjen duke folur për “Luzen e Portokallisë”, fjali kjo që në rrjet është marrë si ironi kundrejt Luiz Ejllit.
Kujtojmë se Egla foli edhe për çmimin e madh të BBV, të cilin ajo vet tregoi se ende nuk e ka marrë duke thënë se ende nuk është kontaktuar nga askush për tërheqjen e tij.