Para pak ditësh, në rrjet ka qarkulluar një postim i këngëtarit Aleksandër Gjoka, me një video shkëputur nga koncerti i Dafinës ku ‘sulmonte’ këngëtaren për playback-un duke u shprehur se ishte një turp performanca e saj.
Lidhur me këtë, Dafina vendosi të mos bëjë asnjë reagim direkt drejtuar këngëtarit, e megjithatë as pa përgjigje nuk e la.
Së fundmi, Duffy ka postuar një moment nga intervista e saj e fundit, ku duket me një shprehje tërësisht injoruese, shoqëruar me hitin e saj “Zili”, teksa shkruan:
“M’tha,i thashë… Mos u shqetëso për atë që unë bëj, shqetësohu se pse ti je i shqetësuar për atë që unë bëj”
Sigurisht, fansat në moment nuk kanë ngurruar të shprehin dashurinë dhe mbështetjen e tyre kundrejt Dafinës, të cilët ajo i falenderoi publikisht.
“Ju dua shumë shumë të gjithë. Ne e duam njëri-tjetrin haha,veç kjo ka rëndësi. Sa me fat jam që kam njerëz të mirë që nuk gjykojnë dhe jetojnë për veten!”
Kujtojmë se Dafina Zeqiri këtë vit e ka bërë të vetën gjithë verën, përsa i përket muzikës, pasi ka publikuar projekte njëra pas tjetrës, ku të gjitha kanë rezultuar shumë të suksesshme dhe të preferuarat e publikut, ndër to edhe 3 bashkëpunime – një me Ylli Limanin me titull “Kaje” e cila numëron plot 11 Milionë klikime ,një me Ghetto Geasy me titull “Flaka” me 4,1Milionë klikime si dhe tjetra me Alban Skënderaj me titull “E para/I pari”, e cila numëron 3,5 Milionë klikime. 🙂