Në mesnatë super bashkëpunimi që të gjithë po prisnim u publikua. Nora, Melinda dhe Gjiko bashkuan forcat për të sjellë një hit veror ashtu si vetëm ata dinë. “Ay Caramba” përveçse po i bën të gjithë të lëvizin nga vendi ka shkaktuar dhe një “furtunë” me komente.
Lartë e poshtë nëpër rrjet po thuhet se fjalët e Melindës janë drejtpërdrejt një “diss” për reperen Tayna.
“ughh qfar diss Taynes.Tayna : ki menu qe ki b*th mu shty me mu po ki harru qe i ki silikon…Melinda : kush osht tu rrejt qe i kom silikon kush po gjelozon le tma teston le tma kafshon”, është një nga komentet e lëna nga fansat në komentet e këngës.
Epo, tani që po e mendojmë dhe ne gjerë e gjatë, po i japim të drejtë ndjekësve.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim se kush do të jetë “dissi” i rradhës, pasi duke njohur natyrën “hakmarrëse” të Taynës, nuk ka për ta lënë me kaq.