Zhaklin Lekatari është një personazh mjaft i përfolur e i komentuar në rrjet. Si një personazh që forcën e saj e gjen te fjala e lirë të cilën gjithnjë zgjedh ta thotë pa ‘filtra’, shpesh herë ajo është nën ‘lupën’ e ‘kritikëve online’ dhe komentuesve.
Së fundmi, Zhaklin Lekatari ka bërë një postim në Instastory, ku duket sa një mendim lidhur me trendet e reja të vazhdueshme në rrjete sociale, aq edhe një ironi për ‘influencerët’ dhe personazhet publikë që herë pas here e ndërmarrin këtë rol në llogaritë e tyre në rrjete sociale.
“Nëse vëreni që nis kërcime nëpër IG, video duke parë e folur për veten, duke treguar çdo send në dollap e çdo moment të jetës sime, më fusni një shpullë imagjinare të mbledh mendjen.” – shkruan Zhaklina ndër të tjera.