Data 21gusht është tepër e veçantë për dy nga ish banoret e BBV – Olta Gixharin (BBV2) dhe Françeska Murati (BBV3).
Të dyja ish banoret festojnë sot ditëlindjet e djemve të tyre.
Amari, djali i Olta Gixharit feston sot 4-vjetorin dhe mami Olta e ka uruar përmes një postimi ku shkruan: “21gushti më i bukur i jetës sime ❤️ vdes për ty Hermano Mayor (vëlla i madh)”, ndërsa i ka përgatitur një festë me shokët dhe shoqet e tij.
Nga ana tjetër djali i Françeska Muratit, Charlie, feston sot 2-vjetorin dhe mami Françeska po i përgatit një festë ditëlindjeje.
Ajo ka shpërndarë postimin e urimit nga fansat e saj, ndërsa shkruan: “Dy vite plot dashuri“