Nga “sot kemi Eglën për drekë” në “treshenn që s’e dinim se na duhej” – duket se Egla dhe Julia kanë vendosur të bëjnë paqe dhe ‘ndërmjetëse’ për këtë është bërë vajza e Julia Ilirjanit, Renée.
Renée ka postuar një foto gjatë festës që organizoi Françeska Murati për ditëlindjen e djalit të saj, ku shfaqet krah Julias dhe Eglës.
Duket se ‘përplasjet’ mes dy aktoreve kanë përfunduar, ndonëse hyrja e Julias në BBV nisi me kauzën për t’i “dalë përballë” Eglës dhe grave që ajo përfaqësonte brenda formatit.
Kujtojmë se Julia ka dhënë deklarata mjaft të forta për Eglën deri në natën finale të BBV – një ndër to: “Nëse Egla fiton BBV, populli shqiptar meriton vuajtjet që ka”