Ndërsa, reklamat dhe postimet e VIP-ave për bizneset në vend, janë kthyer në trend të viteve të fundit, mbetet ende një temë diskutimi shifra me të cilën ata paguhen.
Shumica e njerëzve mendojnë që pagesat që personazhet publikë në Shqipëri marrin për një postim të sponsorizuar, janë të egzagjeruara dhe shumë të larta, për disa nga yjet botërorë këto shifra janë totalisht të papërfillshme.
Aktualisht në Shqipëri, Luiz Ejlli është personazhi publik më i paguar për një postim të sponsorizuar, shifrat e të cilit thuhet se shkojnë nga 10 në 20 mijë euro, por a e dini sa paguhet në botë për një postim në Instagramin e personazheve publikë?!
Sipas një raporti të “The Sun”, këta janë 5 njerëzit më të paguar në botë për postime dhe shifrat e tyre? – Marramendëse!
5. Dwayne Johnson – 1,33 Milionë Paund / Postim
4. Selena Gomez – 1,35 Milionë Paund / postim
3. Lionel Messi – 1,38 Milionë Paund / postim.
2. Kylie Jenner – 1,47 Milionë Paund /postim.
1. Cristiano Ronaldo – 1,81 Milionë Paund / Postim
Sikurse e shikoni, reklamimi nga personazhet publikë dhe influenca që kanë është shumë e madhe, prandaj dhe shifrat janë të justifikuara. Ndërsa, diferencat jashtë dhe në Shqipëri – më se të dukshme!