Komenti i Sara Gjordenit në mbrojtje të Grida Dumës për ofendimet kundrejt saj në një podcast (reagimi i Sarës në mbrojtje të Gridës në foton e fundit), “ndezi” reagimin publik, ndër to dhe ironinë e gazetares Kozeta Kurti.
Sot, Sara i ka kthyer përgjigje publikisht Kozetës si dhe komenteve në postimin që gazetarja shpërndau, që vinin nga personazhe publikë.
Sara është ndalur te komenti i ish-missit Ertemiona Mejdani, partneres së këngëtarit Devis Xherahu si dhe komenti i shkrimtares Lajla Përnaska, i cili sipas Sarës ishte ai që e preku më shumë, pasi ishte një ndër shkrimtaret e saj shqiptare të preferuara, ndërsa tregon edhe vlerësimin që vet Lajla i ka shprehur dikur.