Është publikuar momenti kur motrat Berisha godasin në fytyrë Klea Prengën në një nga ambientet e lokaleve të Tiranës.
Sikurse duket edhe nga pamjet e regjistruar më 6 gusht 2024 në mbrëmje, vajzat afrohen drejt tavolinës së Prengës dhe e godasin 2 herë, teksa të pranishëm mundohen t’i ndajnë.
Pas sherrit të rëndë, ku motrat e akuzonin atë se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës, ato e dhunuan atë fizikisht, e më pas u arratisën.
Policia i ka shpallur në kërkim, ndërsa ende nuk dihet vendndodhje e tyre, por sipas informacioneve rezulton se nuk kanë dalë jashtë Shqipërisë.