Prej ditësh tashmë po përflitet se binjakët Veshaj do të jenë moderatorët e rinj të “Fiks Fare”, lajm ky që është konfirmuar edhe nga gazetari Bled Mane.
Mirëpo, burime të reja thonë se një dyshe tjetër që po diskutohet se mund të marrë moderimin e emisionit satiro-investigativ, është Jul Deda – Egla Ceno.
Ende nuk është konfirmuar se cila do të jetë dyshja që do të shohim në ekran çdo mbrëmje, megjithatë ajo çfarë dihet deri tani është që “Më lër të flas” nuk do të rinisë me sezonin e ri televiziv.
Nga ana tjetër, Egla dhe Juli nuk duket të kenë ndonjë raport miqësor me njëri-tjetrin, pasi në rrjete sociale janë parë ‘kunja’ të vazhdueshme që kanë hedhur.
Mbetet të presim deri në një konfirmim nga palët apo nga vet televizioni.