“Kënga Magjike” është fare pranë dhe duket se ky edicion do të jetë plot surpriza.
Pas konfirmimit se një nga anëtarët e jurisë së këtij viti do të jetë gazetari Andi Vrapi, është zbuluar edhe një tjetër emër.
Një nga artistet më të mira e të dashura, e cila gjithashtu ka qenë shpeshherë pjesëmarrëse e festivalit, si dhe fituese e tij do të vijë këtë herë në rolin e jurisë: Anxhela Peristeri.
Përmes një interviste virtuale me ndjekësit ku është pyetur për pjesëmarrjen e saj, ajo ka konfirmuar se këtë vit do të jetë pjesë e jurisë.
Ndjekësit kanë treguar kureshtje edhe për Festivalin e Këngës, por Anxhela nuk ka thënë më shumë se “kismet”, ndaj presim të shohim nëse do t’ua realizojë dëshirën.