Luiz Ejlli prej muajsh tashmë vijon të jetë kryefjalë dhe burim klikimesh për mediat dhe portalet në vend. Herën e fundit që u fol për të, ishte videoja që vet Luizi postoi dhe që u bë virale në rrjet, ku u gjykua nga pjesa më e madhe e njerëzve.
Në videon në fjalë, Luiz Ejlli shihej të lëvizte në autostradë pa rrip sigurimi, me shpejtësi dhe me një motomjet policie që e shoqëronte.
Videoja u bë shumë shpejt virale dhe njerëzit e mediat e gjykuan Luizin si një personazh publik që po jepte shembull të keq për shkak të influencës që ka e se “i kishte hipur vetja në qejf ” .
Në një shkrim të postuar po në të njëjtën ditë, shpjeguam arsyet e mundshme se përse në video nuk kishte shkelje të mirëfilltë të ligjit. (Lexo këtu shkrimin )
E megjithatë, as kjo nuk ishte tamam e vërteta. E gjithë video e postuar ishte një moment nga xhirimet që Luizi është duke bërë dhe sigurisht që për këtë kishte leje specifike. Këtë e sqaroi vet Luizi në një video të postuar në Instastory, i cili gjithashtu shtoi se kishte vendosur të mos merrej me mediat që e gjykuan para kohe e as të mos iu kthente përgjigje, kjo edhe sipas këshillës së partneres së tij, moderatores Kiara Tito.
E mesa duket, këngëtari ia ka marrë shumë për bazë këshillën e partneres së tij, duke reaguar direkt në një takim që ka pasur sot me Armaldo Kllogjerin, për të cilin thuhej se ishte prishur miqësia me të.
Në një tjetër Instastory, Luizi publikoi patentën e Maestros, duke shkruar se kishte marre gjobë për nominimin që i bëri Kiarës, një veprim ky që sërish lë vend për fjalë, pasi ka publikuar të dhënat personale të Armaldos.
Megjithatë, këtë herë Luizi e ka kuptuar shpejt veprimin e tij dhe ka vijuar me një tjetër Instastory, ku ka publikuar edhe patentën e tij, duke treguar kështu që nuk kishte asgje tendencioze përveç humorit që Luizi e Maestro shpesh bëjnë me njëri – tjetrin dhe se nuk ka asgjë për t’u bërë objekt bisede.
“Që mos të mërziten portalet” – ka shkruar Luiz Ejlli, krahas fotos së publikuar të patentës së tij.