Me ardhjen e shtatorit nis edhe sezoni i ri televiziv, i cili pritet të jetë plot ndryshime e risi.
Fjoralba Ponari thuhet se nuk do të jetë më moderatore e “Ferma Vip” në edicionin e dytë, ndërsa Einxhel Shkira ka paralajmëruar kthim në ekran, pa dhënë më shumë informacion apo detaje.
Duke qenë se projektet e vajzave nuk dihen ende, një ndjekëse ka pyetur moderatoren Argjira Spanca nëse ajo, Einxhel dhe Fjoralba do të bëhen bashkë në ndonjë projekt të ri.
“Projekt të përbashkët ti, Einxhel dhe Fjoralba? Me sa qejf ju kishim pa së bashku…”, shkruan ndjekësja, ndërsa Argjira përgjigjet: “Kush të mbante kë pastaj”, duke treguar se për momentin nuk ka asnjë projekt të përbashkët në vijim.
Megjithatë, urojmë që kjo pyeyje të shërbejë si një ide për vajzat, e në vazhdim ndoshta të sjellin ndonjë projekt së bashku.